STANDARDET

SHËRBIMET TË CILAT I OFROJMË - ÇERTIFIKIM TË STANDARTEVE VIJUESE:

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT ISO 9001:2015 - SISTEMI I MENAXHIMIT TE CILESISE

  • Njohja e imazhit të kompanisë dhe konkurencë më e madhe në treg;
  • Përmbushja e kërkesave të klientëve tuaj (Standartet bëhen kusht për bashkëpunim me kompanitë më të mëdha);
  • Sukses më të madh gjatë paraqitjes së tenderëve; (standartet janë kritere për pjesëmarrje në tenderat vendor dhe ndërkombëtar);
  • Mundësi të themelimit të tregjeve të reja dhe bashkëpunim me kompanitë nga UE.;
  • Përgjegjësi më të madhe dhe ndërgjegjësim të punëtorëve;
  • Rritje të fitimit;
  • Punë më efikase dhe më efektive dhe reduktimin e humbjeve;
  • Vlerësim dhe dokumentim të detyrave;
  • Shfrytëzim më i mire i kohës dhe i resurseve dhe zvogëlimin e mangësive;
  • Identifikim më i mire i prodhimit ose shërbimit;
  • Përparim i vazhdueshëm i cilësisë dhe i efikasitetit.

Një nga përparsitë kryesore të ISO 9001 :2008 është zbatimi i tij në të gjitha llojet e aktiviteteve. Ai është zhvilluar me përdorimin e tetë principeve kryesore për menaxhim të cilësisë. Tetë parimet kryesore krijojnë themele të forta të cilat menaxhimi i njeh si mjet për drejtimin e një biznesi të suksesshëm.
ISO 9001:2015 e thekson menaxhimin e proceseve, matjet, përmiresimet e përhershme, arritjen e qëllimeve dhe përfshirjen e zmadhuar të menaxhimit të lartë.

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT ISO 14001:2015 – SISTEMI I MENAXHIMIT TE MJEDISIT

  • Përmirësimin e marredhënjeve me shërbimet publike, mbikqyrjen e mbrojtjes së mjedisit dhe komuniteteve lokale;
  • Njohja e hershme e problemeve në fushen e mjedisit;
  • Transparenca e organizatës;
  • Permbushja e rregullativave ligjore dhe kërkesave të tjera;
  • Konfirmimi i percaktimit te organizates per mbrojtjen e mjedisit;
  • Ulja e rrezikut, i i cili mund te shpie deri tek nje katastrofe ekologjike.
  • ISO 14001:2015 është një standard i njohur ndërkombëtarisht i cili kërkon nga organizatat që të menaxhoje në mënyrë efektive ndikimin e tyre rreth mjedisit, përmes angazhimit për parandalimin ose zvogelimin e ndotjes, në përputhshmëri me rregullativen ligjore dhe përmiresim të përhershëm.

Me menaxhim më të mire të proceseve të punës në kompanine tuaj, mund të tregoni se ju punoni ne një mënyrë përgjegjëse për mjedisin, në pajtueshmëri me ligjet relevante dhe politikat e kompanisë për mbrojtjen e mjedisit.
ISO 14001:2015 kërkon angazhim për përmirësimin e vazhdueshëm të kontributit për mbrojtjen e mjedisit, dhe rezultati i saj do të jetë përdorimi efikas i lëndeve të para, zvogelimi i mbeturinave dhe zvogëlimi i shpenzimeve.

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT OHSAS 18001:2007 – SISTEMI I MENAXHIMIT TE SHENDETIT DHE SIGURISE NE PUNE

  • I minimizon lëndimet ne vendin e punes;
  • I mbron te gjithë të punësuarit dhe vizitorët e organizatës;
  • Ndikon në gatishmërinë e menaxhimit per ta eliminuar me kohë rrezikun;
  • Harmonizon proceset dhe kushtet e punës me rregullativat ligjore;
  • Përmirëson pasqyrën gjenerale të Organizatës;
  • I jep përparësi tregut vendor dhe ndërkombëtar.

OHSAS 18001:2007 i specifikon kërkesat e përcaktuara në bazë të sitemit për siguri dhe shëndet në punë me qëllim që ta aftesojë organizatën për ti kontrolluar rreziqet e saja dhe ti paraqesë performancat e saja.
Kështu, kushtet aktuale ju mundesojnë punë më të suksesshme, dukshmeri më të mire të organizatës dhe përshtatje të vazhdueshme të ndryshimeve me procese efikase afariste dhe prodhuese.

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT ISO 20000-1:2011 – MENAXHIMI I SISTEMIT ME IT SHERBIME

  • I harmonizon IT shërbimet me strategjinë afariste të kompanisë;
  • Ofron qasje me të qëndrueshme në IT shërbimet nëpërmjet definimit të IT terminologjisë;
  • Krijon një kuader formal për përmiresimin dhe menaxhimin e shërbimeve;
  • Ofron proces të integruar të porosisë së IT teknologjisë;
  • Ofron kriteriume për matjen e performancës;
  • E përmirëson imazhin e kompanisë në treg;
  • I zvogëlon rreziqet dhe shpenzimet.

ISO 20000-1:2011 është i pershtatshem per cdo lloj aktiviteti dhe madhësi të organizatave të cilat bazohen në shërbime IT. Gjatë kohës kur puna afariste gjithëpërfshirëse e kompanive mbështetet mbi teknologjinë informatike dhe varet nga kompanitë të cilat ofrojnë IT shërbime ( mirëmbajtje të IT sistemeve, rrjete kompjuterike, zhvillim të softverave, e - marketingut, veb hostingut etj.), certifikimi i këtij standardi mundëson implementimin e praktikave më të mira në dhënien e IT shërbimeve, si dhe ndjekjen e trendeve më të reja në lëminë e IT shërbimeve me qëllim rritjen e konkurences së tregut.

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT ISO 22000:2005 – SISTEMI I MENAXHIMIT TE SIGURISE USHQIMORE

  • Siguron mbrojtjen e ushqimit;
  • Përmirëson cilësinë dhe sigurinë e prodhimeve të gatshme;
  • Zvogëlon rrezikun e helmimit nga ushqimi;
  • Përmirëson komunikimin në zinxhirin e furnizimit;
  • Përcakton rregulla të qarta në raste emergjente;
  • Rrit besimin tek konsumatorët dhe bashkëpunëtorëve në treg;
  • Zvogëlon nevojën dhe shpenzimin e testimit të prodhimit përfundimtar;
  • Siguron analizë të detajuar;
  • Rrit moralin dhe motivimin e të punësuarve për ta mbajtur pastër ambientin punues.

Një nga sfidat e kohs së sotme është prodhimi dhe shërbimi i ushqim të sigurt.
STANDARDI ISO 22000 është projektuar për t’i ndihmuar bizneseve qe ti kontrolloj rreziqet e sigurisë se ushqimit, që të siguroj që ushqimi është i sigurt gjatë konsumimit.

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT ISO 27001:2013 – SISTEM MENAXHIMI PER SIGURIM TE INFORMACIONEVE

  • Ofron sistem të mbrojtjes së dokumenteve dhe informacioneve konfidenciale;
  • Menaxhon rreziqet dhe parashtron masa parandaluese;
  • Ofron besueshmëri më të madhe te klientët;
  • Ofron shkëmbim të sigurtë të informacionioneve brenda kompanisë si dhe me klientët;
  • Koordinon punën me legjislativën ligjore;
  • Bën që klientët të jenë edhe më të kënaqur;
  • Mbron kompaninë, pronën, pajisjen dhe investimin në përgjithësi.

Siguria e informacioneve po behet gjithnje e me rendesishme ne shoqerine moderne.Subjektet moderne shteterore dhe private gjithnje e me shume varen nga infrastruktura informatike dhe e komunikimit.Kjo I mundëson rrjedhjen e sasive të mëdha të informatave në mes të kompanive, por në të njejtën kohë ajo tregon informacionet dhe sistemet e informacionit me kercenime te shumta. Koncepti i informacioneve të sigurta vlen jo vetem për masat teknike të mbrojtjes (fjalekalime, shifra programore, te drejta të qasjes,etj.) por ISO 27001 përfshin edhe masa administrative (politikat e sigurisë, rregullat, procedurat) edhe masat fizike (video mbikqyrje,mbrojtje të objekteve,qasje fizike, etj).

CILAT JANE PERFITIMET NGA ÇERTIFIKIMI I STANDARTIT ISO 50001 – SISTEM I MENAXHIMIT ME ENERGJI

  • Ofron sistem për shfrytëzim më të mire të resurseve energjetike;
  • Krijon nje kornizë transparente per komunikim me te lehte në menaxhimin e burimeve të energjisë;
  • Menaxhon me energjinë sispas praktikave më të mira dhe e përmirëson mënyrën e menaxhimit të saj;
  • Vendos prioritete për sjelljen e teknologjive të reja për efikasitet energjetik;
  • Ofron kornizë për përparim të efikasitetit energjetik në zinxhirin e furnizimit;
  • Krijon projekte për të ulur emetimet në mjedis;
  • E përmirëson imazhin dhe e bën kompaninë nje përgjegjësi shoqërore.

Energjia dhe efikasiteti energjetik është perspektiva me e re e vetëdijës kah e cila drejtohet bota moderne ne shek 21. Shfrytëzimi racional dhe i planifikuar i energjisë i mundëson kompanive që në mase te madhe t’i mbrojnë resurset e tyre, t’i zvogëlojnë shpenzimet dhe njëkohësisht i mundëson reduktim të emetimeve në mjedis jetësor,e cila para opinionit promovohet si një kompani me përgjegjësi ndaj shoqërisë
Standarti është i dedikuar për cfaredo organizate pa marrë parasysh madhësinë ose numrin e proceseve, pa marrë parasysh se a janë ato organizata private apo publike dhe pa marrë parasysh pozitën gjeografike.




CIKLI ÇERTIFIKUES:

Viti i 1-rë:

Ekzaminim çertifikimi – faza e pare – (kontrollimi i dokumenteve)

Ekzaminim certifikimi – faza e 2- të (kontrollim i lokacionit)

Viti i 2-të:

Kontroll e rregullt

Viti i 3-të:

Kontroll e rregullt

Viti i 4-të:

Kontroll ricertifikimi

Cikli i parë i certifikimit konsiston në ekzaminimin e certifikimit dhe dy kontrolleve të rregullta.

Cikli i dytë i certifikimit (dhe të gjitha ciklet e ardhshme) përbehet nga kontrolli ricertifikues dhe dy kontrolle të rregullta.